Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Shtator 2021, 11:11

Del videoja: Bruno i ‘Përputhen’ puth në buzë Arilena Arën gjatë emisionit

Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar të “Përputhen 3”. Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në televizion, pasi më herët e kemi parë në një klip muzikor, por edhe te emisioni “Xing me Ermalin”.

Bruno ka qenë pjesë e emisionit në puntatën kur ishte e ftuar Arilena Ara. Këngëtarja duhej të puthte 3 djem për të dalluar se cili ishte modeli që ajo kishte puthur në një ndër videoklipet e saj.

Një ndër këta djem ishte dhe Bruno, i cili i është afruar Arilenës duke e puthur.