Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Ritvana nxorri zbuluar Argjendin. Konkurrentja tha se ai i ka kërkuar të takohen në orën 2 të natës.

Sipas Ritvanës, ajo e ka pranuar takimin vetëm për ta provokuar, por më pas Argjendi e ka anuluar duke mos dashur të thyejë rregullat e programit.

Argjendi tha se atë natë ishte ndjerë i vetmuar dhe kishte nevojë ta takonte Ritvanën.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ritvana: Para disa ditësh, kur do të xhirohej takimi i tij me Mikelën, Argjendi më ka telefonuar në orën dy të natës duke më thënë se kishte nevojë të takohej me mua. Unë nuk e kuptoj arsyen. Ne nuk u takuam se reflektoi dhe Argjendi. Unë i thashë “Po” se doja ta provokoja.
Argjendi: Unë e mendova mirë dhe të thashë nuk dua t’i thyejmë rregullat e programit.
Ritvana: Mendoj se ai po bën një lojë të pistë. Mendova ky ka një vajzë tjetër në takim dhe më fton mua në 2 të natës, prandaj i thashë po. Doja realisht ta filmoja.
Argjendi: Të më filmoje? Seriozisht e ke?
Ritvana: Në orën 2 të natës pse të më ftosh?
Argjendi: Ka qenë ora 2 e natës, unë jetoj vetëm dhe jam ndjerë pak i vetmuar të them të drejtën. Jam njeri dhe njerëzit kur jetojnë vetëm ndihen dhe të vetmuar. Në Tiranë nuk njoh njerëz dhe Ritvanën e kam shumë xhan, e pëlqej shumë dhe pata nevojë të takohesha me të. Ta shihja, të flisnim.




