Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Shtator 2021, 09:09

‘Duket sikur është Arjani i virgjër’, Sindit nuk i del e keqja me opinionistin

Ndonëse “Përputhen 2” ka përfunduar, përplasjet mes Sindit dhe Arjan Konomit nuk kanë të sosur. Përgjatë ditëve të fundit dyshja e kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin.(Lexo këtu)

Së fundmi, Sindi ishte e ftuar në emisionin “ABC e Pasdites” së bashku me motrat e saj, ku foli për sherrin me opinionistin. Ish-konkurrentja tha se ai duhet t’i marrë gjërat më me sportivitet.

“Gjërat merren më me sportivitet se pastaj duket sikur është Arjani i virgjër dhe nuk jam unë, që i merr kaq personale gjërat”, u shpreh Sindi.

Ajo tha se sherrin mes tyre e ka nisur Konomi, pasi ai e ka thumbuar dhe ofenduar që kur ishin në emision.