Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në Fier, ku një 55-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Policia ka ndërhyrë duke arrestuar 55 vjeçarin. 'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij', thuhet në njoftimin e policisë.
