Nga Shqipëria / E Martë 21 Shtator 2021, 14:02

Arjola Demiri feston ditëlindjen, brenda festës me të ftuar VIP

Aktorja shumë e dashur për publikun e që na bën gjithnjë të qeshim me humorin e saj, Arjola Demiri ka festuar ditëlindjen. Pamjet i ka ndarë mbrëmë në Instastory Arjola e të ftuarit, të cilët ishin personazhe të njohur të ekranit.

Arjola me Ermalin, Amin, Irgenin

Arjola mori urime të shumta nga miqtë e fansat ndërsa në festën e ditëlindjes u surprizua me një kuti të madhe me trëndafila dhe tollumbaca me zemra.

Nga videot e postuara shihet se të ftuarit kanë bërë qejf duke kërcyer e kënduar dhe aktorja duket shumë e lumtur që e ka ndarë ditën e saj speciale me njerëzit e zemrës.