Muajin e kaluar Jonida Shehu humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë, nënën e saj. E ftuar në rubrikën “A je për një kafe” në “Vila24”, në një bisedë më moderatoren Brunilda Lahe, Jonida foli e prekur për humbjen e mamasë së saj duke kujtuar rutinën që kishte me të.

“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur", u shpreh Jonida duke kujtuar rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin që e ëma kishte për të bijën Kristal.


