Nga Shqipëria / E Martë 21 Shtator 2021, 13:01

Mashtroi ndjekësit, ylli i Instagramit dënohet me 20 vite burgim

Ramon Abbas, i njohur për 2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram me emrin Hushpuppi është dënuar me 20 vite burg. Ai konsiderohet nga FBI si një nga mashtruesit me profilin më të lartë në botë.

Influencuesi mashtrues është dënuar nga gjykata me 20 vite burgim, pasi u shpall fajtor për pastrim parash.

BBC raporton se influencuesi akuzohet për krime kibernetike, që i kanë kushtuar miliona dollarë personave që kanë rënë pre e mashtrimeve të tij.