Nga Shqipëria / E Martë 21 Shtator 2021, 01:01

Arsimi i 'Përputhen' pajtohet me partneren dhe i propozon për martesë

Arsim Abduli dhe e dashura e tij, Pranvera janë rikthyer bashkë dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo me anë të postimeve në  Instagram. Bukuroshja ndau një video të realizuar në një lokal nate, në të cilën shihet e ulur krah ish-konkurrentit të “Për’puthen”, të cilin e etiketoi dhe shkroi: “Përgjithmonë”.

Pranvera ngriti dyshimet se Arsimi mund ta ketë çuar në një tjetër nivel marrëdhënien me të dhe t’i ketë propozuar për martesë.

Ajo publikoi në Instastory një foto të dorës së saj mbi atë të Arsimit, në të cilën dukej një unazë në gishtin e fejesës.