Nga Shqipëria / E Diel 19 Shtator 2021, 20:08

39 vjeçari-Eni Çobanit: Do digjem me benzinë, kur do gjej unë vajzë për t’u martuar?

Ditën e sotme në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ishte një 39-vjeçar i quajtur Gëzim. 39-vjeçari tregoi se motra e tij kishte marrë të gjitha paratë e babait, para se ai të vdiste nga Covidi.

Gëzimi tha se nga problemet që ka pasur ka ngelur pa martuar dhe sipas tij, askush nuk pranon të martohet me të pa pasur pasuri.

Gëzimi: Kam Lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me lekët e funeralit, të  më marrë lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha lekët.