Nga Shqipëria / E Diel 19 Shtator 2021, 19:07

Prej ditësh me pushime, Shqipja gjen dashurinë në Dubai

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ndodhet prej ditësh me pushime në Dubai. Përgjatë kësaj periudhe ajo nuk i ka kursyer fotot dhe videot në rrjete sociale.

Së fundmi, Shqipja ka pozuar me një deve, duke thënë se ka rënë në dashuri (referuar shëtitjeve me deve). “Rashë në dashuri”, ka shkruar ajo krahas fotos, të cilën e ka postuar në Instastory.

Kujtojmë se Shqipja shoqërohet nga i vëllai në këtë udhëtim, për të cilin fillimisht u aludua se ishte i dashuri.