Lindita Halimi i është nënshtruar së fundmi operacionit të quajtur BBL. BBL është një procedurë e specializuar që heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.

Një ditë pas operacionit, Lindita ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk do mund të ulet dot për plot 5 javë.

Më pas ajo ka shtuar se pas 4 ditësh mund të ulet, por me intervale të shkurta kohore, jo më shumë se 5-10 minuta.






