Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Shtator 2021, 23:11

Burri vrau gruan dhe veten, dëshmia prekëse e vëllait: I thashë nipit hajde shpejt

Hekuran Rrasa nga Divjaka pasditen e sotme ekzekutoi gruan Fëllënxë Rrasa me armë gjahu dhe më pas vrau veten. “Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë, por nuk vinte dorë ndaj gruas”, janë fjalët e vëllait të Hekuran Rrasës.

Vëllai shprehet se Hekurani armën e ka pasur me leje, por shton se “një nga këta hetuesit më tha që nuk del në sistem. Ka vite që e ka blerë. Nuk kishte probleme psikologjike. Mund të pinte ndonjë gotë por jo shpesh” tha më tej ai.

Më pas, ai rrëfen si e njoftoi nipin, Leonard Rrasën për ngjarjen. “Nipin e lajmërova unë. Po pinte kafe, i thashë lëre kafen dhe hajde shpejt te shtëpia” shprehet ai.

“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.