Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Shtator 2021, 20:08

Marina ka sot 'Klanifornian', por përshtypje na bëri veprimi i Luanës

Pavarësisht se në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Marina ka zgjedhur të mos largohet nga ekrani, por përkundrazi u rikthye në sezonin e ri të "Klanifornias". 

Me veshjet e saj, Marina nuk ka fshehur as barkun e rrumbullakosur, duke përdorur fustane të ngushtë. Në puntatën e sotme moderatorja do të shfaqet me një fustan të shkurtër e me një look shumë klas.

Pamjen e tregoi për të kujtuar fansat që sot është "Klanifornia", por ne na bëri përshtypje komenti i Luanës, e cila kujdeset shumë për të motrën.

"Nese lodhesh me thuaj te te sjell shapkat shpirt", i shkruan Luana, e cila është gjithmonë e gatshme, kur Marina ka nevojë.