Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Shtator 2021, 20:08

Krimi në Divjakë/ Si i zbuloi djali prindërit e vdekur, xhaxhai: Çohu dhe ik njëherë në shtëpi

Një krim në familje tronditi pasditen e sotme Divjakën. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, vrau me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas veten. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës.

Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër.  Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Vëllai i autorit i ka thënë nipit të vij menjëherë të kalojë nga shtëpia. Kur djali ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt  të rëndë.

Burime nga Policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt të jetë raportuar mes bashkëshortëve dhe se nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Efektivët kanë sekuestruar armën e gjakut dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Shqiptarja.com