Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë së re, Rama komunikoi vendimin e parë, i cili është që platforma e “bashkëqeverisjes” të kthehet në ligj.
Kryeministri tha se qeveria duhet të këtë një marrëdhënie të ngushtë me popullin dhe duhet të lërë gjithçka kur një qytetar ndodhet në hall.
"Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.
Vendimi i parë i kësaj qeverie është që kjo platformë të kthehet në ligj. Do çohet në kuvend. Një gjë është me rëndësi të thuhet. Marrëdhëniet me publikun nuk mund të jetë opsionale. Duhet të lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet pa adresë për shkak të zinxhirit të varësisë suaj që nuk e përfill. Duhet të silleni sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Nuk ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve sepse kjo do kërkojë kohën e vet.
Nga gropa e zezë e institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim gjithçka. Sepse bota ka ndërtuar me shekuj dhe nuk i ka shembujt e shkatërruar. Ne këtu dhe ju këtu mund të rrini me shkop në kokë shefave, përgjegjësve. Do lutesha ta lexoni vetë ligin e ri të bashkëqeverisjes. Ta konsideroni libër të shërbimeve ndaj publikut”, u shpreh Rama.
