Seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana), do të transmetohet së shpejti në TV Klan. Ditën e sotme Ermali ka zbuluar më në fund datën.

Ai ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa e promovimit të serialit (Lexo këtu), duke treguar se “H.O.T” do të shfaqet në ekran me datë 24 Tetor dhe do të transmetohet çdo të dielë.

Ndërkohë, gjatë fjalimit që mbajti mbrëmjen e djeshme(Lexo këtu) Ermali zbuloi dhe orën, 20:00. Po ashtu, producenti shtoi se që tani kanë nisur të punojnë për sezonin e dytë dhe të tretë.

Kujtojmë se seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.
View this post on Instagram









