Nga Shqipëria / E Premte 17 Shtator 2021, 16:04

Zbulohet e shkuara e Brunos së 'Përputhen', ja ku e kemi parë dikur

Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar të “Përputhen 3”. Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në televizion, pasi më herët e kemi parë në një klip muzikor.

 

Bëhet fjalë për klipin e këngës “Shoqnia” nga Sinan Hoxha. Ndonëse kënga është publikuar katër vite më parë, Bruno nuk ka ndryshuar shumë.

 

Kujtojmë se deri më tani ai ka bërë një takim me Mikela Pupën, për të cilën ka shprehur pëlqim.