Nga Shqipëria / E Premte 17 Shtator 2021, 13:01

Largohet nga Top Channel? Erjona Rusin do e shohim në spektaklin e ri

Erjona Rusi do të jetë pjesë e jurisë në spektaklin “T’ka mami yll” që do të transmetohet në “Abc News”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Erjona me një postim në Instagram.

“Për herë të parë në 20 vjet karrierë, do të jem pjesë e një jurie në formatin më të ri televiziv T'ka mami yll”, shkruan moderatorja, por pa bërë të ditur nëse do të vazhdojmë ta shohim në "Shqipëria live".

Spektakli do të drejtohet nga Ilba Bejleri. Fëmijët do të sfidojnë njëri- tjetrin në kërcim e pranë mamave të tyre që do të mbështesin e mbrojnë vajzat e djemtë e tyre përgjatë kësaj gare të fortë.

Koreografi Albi Nako, ideatori dhe drejtori artistik i këtij projekti shpjegon se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e ABC jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm reality, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.