Nga Shqipëria / E Premte 17 Shtator 2021, 09:09

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, përfundojnë në spital dy të rinjtë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.