Moderatorja Gerta Heta ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës me Bieta Sulon, ajo zbuloi se do të rikthehet në ekranin e 'Top Channel'.

Gertën do ta shohim si prezantuese të “Hipokratit”, emision mjekësor. Moderatorja tha se e ka pritur me shumë emocion ftesën për të qenë drejtuese e këtij programi.

“Jam shumë e gëzuar, e emocionuar, e kam marrë me shumë entuziazëm. Kur jetoja në Amerikë kisha një emision të preferuar që ishte emision mjekësor. Edhe kur më thanë që bëhej fjalë të drejtoja “Hipokratin” u gëzova shumë. Ua sa me fat thashë”, tregoi ajo.



