Kryeministri Edi Rama ka munguar në seancën plenare, ku do të diskutohet për programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Nisur nga kjo, opozita nuk ka pranuar të nisë diskutimet pa praninë e tij.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj nuk ka pranuar që të lëshojë foltoren deri në rikthimin e Ramës. E gjendur në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën për 10 minuta.
PD kërkon prezencën e kryeministrit në Parlament gjatë kohës që fjalën do ta marri kryedemokrati Lulzim Basha.
