Nga Shqipëria / E Enjte 16 Shtator 2021, 14:02

E bezdisnin delet, Cristiano Ronaldo lë vilën 6 milion paund

Cristiano Ronaldo është larguar nga vila me vlerë 6 milionë paund ku po qëndronte, pasi u shqetësua nga delet që kullotnin në pronën ngjitur. 

Sipas "the Sun", ylli i Manchester United nuk mund të pushonte në shtëpinë luksoze pikërisht prej zhurmave të deleve.

Ndërkohë Georgina duket se nuk e ka patur problem pasi ka postuar fotografi në Instagram me fëmijët e tyre duke shijuar fshatrat.

Tani Ronaldo është zhvendosur në një shtëpi me vlerë 3 milionë paund.