Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj.
Ajo ka treguar se dy javë para se të dilte nga burgu, Elton Metaj e kishte marrë në telefon viktimën duke e kërcënuar se do ta vriste.
“Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, është shprehur Hoxha.
Burimi: "Top Channel"
