Ditën e sotme, Komisioni Europian ka miratuar certifikatën e vaksinimit për shtatë vende, mes tyre dhe Shqipëria. Këto vende do të lidhen me sistemin e BE-së dhe certifikatat Covid që lëshojnë do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE-së për Covid.
Po ashtu, 7 vendet në fjalë (Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja) kanë rënë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale Covid të BE për udhëtime nga BE në vendet e tyre. Falë këtij vendimi qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë më lehtë drejt dhe nga BE, duke pasqyruar vetëm certifikatën e vaksinimit me një nga vaksinat e miratuara nga EMA.
“Këtë verë, pamë se qytetarët kanë mundur të udhëtojnë të sigurojnë falë certifikatës dixhitale Covid të Bashkimit Europian. Kjo është një situatë nga e cila përfitojnë të gjithë: qytetarët dhe bizneset mund të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë ndërsa sektori i transportit mund të nisë e ta marrë veten nga humbjet e muajve të kaluar.
Që prej qershorit janë lëshuar më shumë se 420 milionë certifikata të BE-së. Ndaj unë i mirëpres vendet jashtë bllokut, të cilat po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm", ka deklaruar komisioneri europian i drejtësisë, Didier Reynders.
