Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Shtator 2021, 17:05

‘Mos e lër qenin afër vajzës’, Orinda Huta reagon e revoltuar

Çifti shumë i dashur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Sot janë bërë dy muaj nga lindja e vogëlushes dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit disa foto të ëmbla, në njërën prej të cilave Atara shihet pranë qenit.

Një prej ndjekësve e ka kritikuar moderatoren duke i shkruar në mesazh “Pashë Zotin o Orinda mos e lër atë qenin t’i afrohet vajzës moj”. Moderatorja është revoltuar nga ky mesazh dhe i është përgjigjur publikisht: “Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri bllok!”.