Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” ka publikuar pak më parë videon e radhës, ku zbulon personazhin tjetër që do jetë pjesë e programit. Në videon në fjalë shfaqet një vajzë me kurriz.
View this post on Instagram
Menjëherë komentuesit e kanë gjetur se konkurrentja e dytë është këngëtarja Semi Jaupaj dhe e kanë kuptuar nga nishani në qafë.

Semi Jaupaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku dhe kënga e saj "Jetike", ishte ndër më të dëgjuarat në këtë edicion të Këngës Magjike.

Semi ka qenë mjaft e komentuar edhe për lidhjen e gjatë që ka pasur me Bojken Lakon.




Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua se konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e reality show-t është Sheila Haxhiraj.

