Një vajzë e re, 23-vjeçare është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Moldavi dhe Ana Fantaziu e Roman Vlas? kishin dy vite bashkë.

Ana ishte mjeke praktikante dhe vetëm 3 javë më parë kishte marrë propozimin romantik nga Roman.

28-vjeçari kishte shkuar të takonte prindërit e të fejuarës dhe babai i saj tregoi se kishin patur një debat. Babai i Anës tha se ai iku nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tij i ardhshëm i kërcënoi ata me armë.

Babai dëgjoi dy të shtëna dhe më pas policia gjeti trupat e mjekes praktikante dhe të fejuarit të saj në shtëpinë në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hînce?ti.

Shoqja e Anës, Maria Buzu tha se dyshja kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por Roman ishte xheloz, diçka që ajo e kishte diskutuar me Anën.
Burimi: Mirror


