
Këshilli bashkiak i Fierit në mbledhjen e sotme ka miratuar një fond ndihme financiare prej 10 mijë lekësh të reja që do të jepet cdo muaj për vajzën e mitur të së ndjerës Sabrina Bengaj, e cila u ekzekutua nga ish-burri Elton Metaj.
23-vjeçarja u vra pak ditë më parë me kallashnikov në derën e shtëpisë duke ngrënë bukë. Sabrina ishte me masë mbrojtje nga Gjykata, por Metaj ishte liruar nga burgu prej vendimeve të gjyqtarit Piro Sota.
Vajza 3-vjeçare tashmë ka mbetur jetime, me nënën e ndjerë dhe babain sërish në burg.