Nga Shqipëria / E Hënë 13 Shtator 2021, 22:10

Tola shpërthen në lot: Nuk më flet vëllai, pse hyra në 'Përputhen'

Në puntatën e sotme dy konkurrentet Ada dhe Arilda rrëfyen se kanë probleme me familjarët, të cilët nuk e pranojnë pjesëmarrjen e tyre në "Përputhen". Fillimisht Ada rrëfeu se asnjë anëtar i familjes së saj nuk i flet dhe nuk e konceptojnë dot hyrjen e saj në këtë emision. 

Arilda, të cilën e thërrasin Tola nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën dhe tha se u prek pasi po i ndodh e njëjta gjë.

“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”, tha Tola.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)