Nga Shqipëria / E Hënë 13 Shtator 2021, 20:08

Puthje dhe përkëdhelje, Ada dhe Edi nuk përmbahen në takimin e parë

Ada dhe Edi kishin takimin e tyre të parë në "Përputhen" puntatën e sotme. Takimi u zhvillua në natyrë dhe mes tyre nuk munguan puthjet dhe ledhatimet.

Të dy fillimisht folën për familjen e tyre dhe marrëdhëniet që kanë me ta.
Më pas Edi e quajti të ftohtë Adën, e cila po i rrinte shumë larg.

Por më pas gjithçka ndryshoi dhe ata u afruan duke dhuruar puthje e përkëdhelje.