
Partia Demokratike ka regjistruar 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në listën e PD-së janë edhe 7 anëtarë të grupit të Partisë Republikane si dhe 7 të tjerë janë nga lista e PDIU-së, duke bërë kështu 58 pjesëtarë. Ndërkohë që PD-ja në zgjedhje fitoi 59 mandate së bashku me Sali Berishën, të cili Basha e la jashtë.
Ndërkohë që Berisha edhe pse Basha e ka lënë jashtë Grupit Parlamentar, është vetë-deklaruar si anëtar i këtij grupi.