
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nikaia, të Greqisë. Mediat greke raportojnë se një burrë 57-vjeçar ka sulmuar vjehrrën e tij duke i hedhur acid në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 10:00 jashtë Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Nikaia. Autori është grindur me vjehrrën dhe më pas e ka sulmuar 64-vjeçaren duke i hedhur acid.
Gruaja është transportuar në spitalin “Attiko” për ndihmën e parë ndërsa dhëndri i saj u arrestua. Mediat greke thonë se gruaja është jashtë rrezikut ndërsa autori ka probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spital në të kaluarën.
57-vjeçari ka deklaruar në polici se vjehrra tentoi ta përdhunonte.