Nga Shqipëria / E Diel 12 Shtator 2021, 23:11

I humbët? 10 postimet më interesante të VIP-ave këtë javë

Nëse keni qenë të zënë për të kontrolluar postimet më të reja në Instagram, “Xing.al” po iu tregon se çfarë keni humbur gjatë javës:

1.Tea postoi foto me të dashurin. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e zbuluar portretin e djalit që i ka marrë zemrën, por publikoi një foto të shkrepur gjatë pushimeve verore, të cilat i kanë kaluar pranë njëri-tjetrit. 

2.Arbana dhe Lori prezantuan konkurrenten e parë të Big Brother VIP, por pa ia treguar fytyrën. Të dyja bënë një postim ku tregonin se faqja zyrtare e spektaklit do zbulojë konkurrentin e parë. Nga postimi në Instastory vihej re se e para do të jetë një konkurrente femër.

3.Turjan Hysko zbuloi se Rudina Dembacaj i bashkohet 'Klanifornias' në sezonin e ri. "Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf", shkruante Turi.

4.Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt prezantoi partneren. Aleksi postoi një foto ku shihej krah partneres, e cila i dhuronte një puthje në qafë dhe e shoqëronte postimin me një zemër.

5.Besnik Qaka u bë baba për herë të dytë. Këngëtari postoi një foto me djalin duke e mbajtur në krahë dhe zbuloi se i kanë vendosur emrin Jan.“Sot me datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, shkruante Besniku.

6.E fejuara e Shpat Kasapit, Selvija e cila është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë, me një postim shfaqi barkun dhe tregoi se nuk ka ndryshuar shumë në trup.

7.Marina Vjollca tregoi barkun e rrumbullakosur me disa postime pak para nisjes së "Klanifornias".

8.Reperi Buta zbuloi se është martuar me disa postime ku shfaqej krah bashkëshortes. Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj prej kohësh ishte në një lidhje serioze. Martesën reperi e ka bërë në fshehtësi të plotë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

9.Angela Martini postoi një video ku theu heshtjen për arrestimin e Dragosit. Ajo shprehej se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër, por po luftojnë për drejtësi.

10.Dj Geek festoi ditëlindjen, Dafina e uroi me një postim ku i shprehte dashurinë. “Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua kaq shumë”, shkruante Dafina në një foto të shkëputur nga pushimet e verës.