Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Shtator 2021, 18:06

Marina rikthehet në ekran dhe tregon barkun e rrumbullakosur në 'Klanifornia'

Marina Vjollca do t'i rikthehet sot ekranit duke u shfaqur me sezonin e ri të "Klanifornias". Sigurisht Marina do të ketë vëmendjen më të madhe pasi moderatorja është në pritje të ëmbël.

Marina ka publikuar disa foto para shfaqjes ku tregon se do e shohim me fustan të bardhë e nuk e ka fshehur aspak barkun e rrumbullakosur.

"Sonte rikthehemi me “Klanifornia-n” ne sezonin e ri", shkruan Marina.