Vrasja e Sabrina Benga vetëm 23-vjeçe nënë e një vajze të mitur tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme. Sabrina u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, 31-vjeçar Elton Metaj. Policia disa orë pas krimit ka mundur të arrestojë autorin e kësaj ngjarje tronditëse që i mori jetën të resë.

Ky krimi dukej se ishte i paralajmëruar, pasi një vit më parë në shator të 2020-ës, Elton Metaj me një kallash në dorë kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes dhe më pas kishte kërcënuar se do kryente vetëvrasje. Në atë kohë u deshën rreth 5 orë negociata nga policia që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë kallashnikovin dhe të mos kryente aktin ekstrem. Ai pas kësaj ngjarje u burgos, për tu lënë më pas i lirë në korrik të këtij viti.
Armando Bengaj, vëllai i viktimës tregoi për gazetarët se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti dhe më pas e kishte qëlluar Sabrinën për vdekje.
Burimi: abcnews
