Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Shtator 2021, 09:09

Pas dy dekadash, J.Lo dhe Ben Affleck rikthehen në tapetin e kuq si çift

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer çift në tapetin e kuq pas rreth 18 vitesh. Lopez dhe Affleck u shfaqën në premierën e filmit “The Last Duel” mbrëmjen e së premtes në Venecia. 

52 vjeçarja po ecte e kapur për dore me Affleck ndërsa nuk nguruan të ndanin dhe një puthje para paparacëve.

Lopez kishte veshur një fustan të bardhë mbresëlënës me dekoltenë e hapur dhe me një të çarë, ndërsa Affleck zgjodhi një tuxedo klasik bardh e zi.

Herën e fundit që çifti eci së bashku në tapetin e kuq ishte në shkurt 2003 në premierën e “Daredevil”, kur ishin akoma të fejuar.