Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Shtator 2021, 08:08

Fier/ Vrau ish-gruan, arrestohet autori, po fshihej në pyll

Është arrestuar autori i cili mbrëmjen e djeshme vrau me automatik ish-gruan e tij. Mësohet se Elton Metaj, 31 vjeç është kapur nga FNSH në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan.

I arrestuari gjatë mbrëmjes së djeshme qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj.

Ky krim ishte i paralajmëruar, pasi rreth një vit më parë , Elton Meta kërcënonte familjen e ish gruas dhe më pas kërcënoi se do kryente vetëvrasje.

Megjithatë ai u la i lirë pas disa muajsh burg dhe më pas kreu edhe krimin tronditës duke i marrë jetën ish—bashkëshortes së tij. 31-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj, ndërsa Armando Bengaj, vëllai i viktimës ka treguar për gazetarët si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti dhe më pas e kishte qëlluar Sabrinën për vdekje.

Burimi: abcnews.al