Nga Shqipëria / E Premte 10 Shtator 2021, 15:03

Kryemadhi me look të ri, Grida me të kuqe, si u shfaqën deputetet në Kuvend

Një vëmendje të madhe ditën e parë të Kuvendit ka marrë edhe “look-u” i deputetëve. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ra në sy pasi kishte ndërruar pamje, duke i prerë flokët shkurt.

Vëmendje tërhoqën Erisa Xhixho, Lindita Nikolla e cila tashmë mban një post të ri dhe ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila vazhdon t’i qendrojë stoike stilit të saj të dikurshëm.

Grida Duma kishte veshur një fustan të kuq, e shoqëruar nga Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.

Ndërsa Mesila Doda kishte zgjedhur ngjyrën lejla dhe dukej tepët sharmante.