Nga Shqipëria / E Premte 10 Shtator 2021, 00:12

Burri në sy të gruas: E kam tradhëtuar gjithmonë, dashnoren e kam 30 vite më të re

Një përgjigje e një qytetari për emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora ka bërë xhiron e rrjetit. Qytetari ka deklaruar se e ka tradhtuar gjithmonë bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është në dijeni për çdo gjë, por bën një sy qorr e një vesh shurdh.

Bashkëshorti: E kam tradhtuar që në tëra moshat. E tradhtoj sepse nuk mi plotëson kushtet. Femra duhet të jetë më e vogël. E kam të dashurën 30 vite më të re, është thjesht kalimtare.

Bashkëshortja: Kisha kuptuar që burri më tradhtonte, por bëja një sy qorr dhe një sy shurdh sepse isha e re dhe kisha fëmijë.