Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 998 raste të reja nga 5812 testime të kryera.
306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.
Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht kanë humbur jetën tre qytetarë, si pasojë e Covid. Viktimat janë një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.
Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana, ndërsa në të gjithë vendin janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
