Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Vajza në foto është viktima më e re, e cila ka patur nënën në spitalin e djegur mbrëmë në Tetovë. Nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.
Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.
Burimi: Gazeta Express
