Nga Shqipëria / E Enjte 9 Shtator 2021, 14:02

Rrahu bashkëshorten, ish-mbrojtësi i Bayernit rrezikon 5 vite burg

Ish-mbrojtësi i Gjermanisë Jerome Boateng është paraqitur në një gjykatë të Mynihut i akuzuar për sulm ndaj nënës së dy fëmijëve të tij.

Jerome Boateng akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rrezikshme trupore, Sherin Senler. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Çifti u njohën në 2007 dhe u fejuan në 2014, por në 2018 u ndanë kur nisën dhe akuzat.

Senler dhe Boateng kanë dy vajza binjake.