Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin Covid të mërkurën rreth orës 21:00. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike e Shkupit, e cila në bashkëpunim me prokurorinë publike të Tetovës gjatë natën kryen hetime në vendin e ngjarjes.
Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Prokurorët kanë lëshuar urdhër për identifikimin e trupave të 14 personave të vdekur nga zjarri. Po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë.
Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Ekipet e zjarrfikësve kishin shkuar në vendin e ngjarjes pesë minuta pas shpërthimit të fuqishëm. Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirusi, por aty kishte edhe familjar që kujdeseshin për të afërmit e tyre.
