Nga Shqipëria / E Enjte 9 Shtator 2021, 10:10

Mbytet në plazhin e Durrësit një pushuese nga Serbia

Një pushuese nga Serbia është mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15, Mësohet se viktima është D.S. 60-vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Durrës – Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.