Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Shtator 2021, 22:10

E fundit/ Zjarr i madh në spitalin Covid në Tetovë

Spitali Covid në Tetovë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Mediat vendase raportojnë se dyshohet se nga flakët ka viktima. Spitali raportohet të jetë djegur plotësisht, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv në një pjesë të objektit.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka edhe turma të shumta të qytetarëve të cilët kanë ardhur të kontrollojnë gjendjen e familjarëve të tyre të shtruar në këtë godinë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.