Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero është dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Vendimi është dhënë ditën e sotme pasi reperi pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar.

Reperit i është sekuestruar gjithashtu dhe pajisja e llojit elektroshok.

Fero u përfshi në një sherr të ndodhur në vitin 2018 bashkë me Avdullah Islami dhe Mehmet Elshanin. Ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj Lorent Bajramit, ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.
Burimi: Noa.al
