Prestigjozja "Vanity Fair Italia" i ka dedikuar një artikull qeverisë së re në vendin tonë. "Shqipëri, lind qeveria me më shumë gra në botë", titullohet artikulli që nis me një foto të kryeministrit Rama. Vanity Fair se qeveria shqiptare bëhet qeveria me numrin më të lartë të grave në botë, e ndjekur nga Spanja dhe Finlanda.
"Një qeveri e formuar nga tre të katërtat gra: kryeministri dhe lideri socialist shqiptar Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 prillit, donte të jepte një sinjal të prekshëm ndryshimi, duke emëruar 12 gra ministre (të cilave u janë besuar departamente shumë të rëndësishme, pikërisht ndërkohë që Shqipëria – konservatore dhe pjesërisht myslimane – kërkon të përshpejtojë hyrjen në Bashkimin Evropian) dhe 4 ministra meshkuj", shkruan Vanity Fair.
"E formuar nga 70.6% gra, qeveria shqiptare bëhet qeveria me numrin më të lartë të grave në botë, e ndjekur nga Spanja, ku dy të tretat e ministrave janë gra dhe Finlanda (61%). Megjithatë, qeveria e mëparshme e Ramës ishte gjithashtu një nga 14 qeveritë në botë me mbi 50% të posteve të mbajtura nga gratë", shkruhet në artikull teksa tregohen edhe postet e ministreve të reja të qeverisë.
