Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Shtator 2021, 11:11

E dhimbshme/ Morena Taraku humb mikun e ngushtë në moshë të re

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka humbur mikun e saj të ngushtë, Eronit Sermaxhaj. Lajmin e trishtë e dha vetë Morena me disa postime në Instastory ku ndau disa imazhe me të ndjerin, duke shprehur dhimbjen.

“Unë do t'i tregoj ty të gjitha kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Morena. 

“Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar këngëtarja në një tjetër foto, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.

Eroniti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk arriti t’i bënte dot ballë.

I ndjeri kalonte shumë kohë me Morenën, e cila ndante shpesh fotografi pranë tij në rrjete sociale.

Lajmi për vdekje e Sermaxhajt u konfirmua edhe nga familjarët e tij në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri. Ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen. Nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroj jetë. Shpirti i jotë i njomë u bëftë dritë në Xhehnet. O nipi jem daja ka dhimbje t’madhe per nipin”, thuhet në një deklaratë.