Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Shtator 2021, 10:10

22-vjeçarja shqiptare humb jetën nga Covidi

Një 22-vjeçare nga Gjilani ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

“Po ka vdekur sot. Ka ardhur tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.