Nga Shqipëria / E Martë 7 Shtator 2021, 22:10

Ka pasion motorrat, njihuni me Arlidën, konkurrenten e re të 'Përputhen'

Në puntatën e sotme të "Përputhen" është prezantuar vajza e dyte konkurrente. Ajo quhet Arlida Nezha, është 25 vjeç dhe jeton në Durrës. Karakter i forte, Tola siç e thërrasin miqtë, padyshim do jua bëj rrugën e vështirë djemve.

Arlida ka pasion motorrat dhe në kohën e lirë shijon shpejtësinë.

Ajo menaxhon prodhimin e një kompanie biskoterie.

"Biskotë, e ëmbël dhe e brishtë, por unë nuk jam aspak e tillë", shprehet Arlida.